Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në Kuvendin e Kosovës, pas seancës së mbrëmshme.
Përmes një postimi, Hoti ka thënë se rendi kushtetues duhet të qëndrojë mbi çdo interes politik, partiak apo individual, duke e cilësuar atë si themel të funksionimit demokratik të shtetit.
Ai ka paralajmëruar se cenimi i këtij rendi nuk duhet të lejohet në asnjë rrethanë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







