spot_img
HomeSportFutbollNdeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, PSG...

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, PSG pret Bayernin

spot_img

Sonte do të nisë cikli i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025-26, ku kanë mbetur katër skuadra që do të synojnë trofeun prestigjioz.

PSG dhe Bayern zhvillojnë sonte super ndeshjen në Francë, në duelin e parë gjysmëfinal, i cili nis nga ora 21:00.

Paris SG dhe Bayern Munich janë përballur 15 herë në Ligën e Kampionëve dhe nëntë herë gjatë nëntë kampanjave të fundit. Që nga fillimi i edicionit 2017-18, vetëm Real Madrid kundër Manchester City është luajtur më shumë herë në këtë garë (13) sesa kjo ndeshje (9).

Bayern Munich ka fituar secilën nga pesë ndeshjet e fundit kundër Paris SG në Ligën e Kampionëve, përfshirë një më herët këtë sezon (2-1 nëntorin e kaluar). Kjo është tashmë seria më e gjatë e fitoreve që një ekip ka arritur kundër Paris SG në një garë të madhe evropiane (5).

Paris SG ka humbur 60% të ndeshjeve të tyre kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve (9/15 – 6 fitore), që është përqindja e tyre më të lartë e humbjeve kundër çdo kundërshtari me të cilin janë përballur 3+ herë në këtë garë. Në fakt, nëntë humbjet e tyre totale kundër Bayen janë më së shumti kundër çdo skuadre në Ligën e Kampionëve.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img