spot_img
HomeLajmeManaj: Nuk është e shëndetshme për shtetin që një...

Manaj: Nuk është e shëndetshme për shtetin që një parti e vetme t’i udhëheqë të gjitha institucionet e vendit

spot_img

Shkëmb Manaj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe aktualisht nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.

Manaj ka folur për çështjen e presidentit, ndërsa ka thënë se një parti nuk duhet t’i ketë të trija institucionet.

Sipas tij, kjo nuk është e shëndetshme për demokracinë e Kosovës.

“Në demokraci çfare e kemi ne të re, nuk është e shëndetshme për shtetin e Kosovës që një parti e vetme t’i udhëheqë të gjitha institucionet e vendit, qoftë ajo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës sepse ne jemi një demokraci e re dhe demokracitë e reja dhe udhëheqja e një subjekti politik dhe një lideri të vetëm lehtë mundet të kalojë në autokraci dhe kjo nuk i duhet vendit tonë”, u shpreh Manaj.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img