spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Diaspora 'hambari' i Kosovës, pas luftës ishte në...

Haradinaj: Diaspora ‘hambari’ i Kosovës, pas luftës ishte në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit

spot_img

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se diaspora dhe Kosova janë një dhe të pandashme, duke theksuar se në kohën e rezistencës paqësore ata ishin hambari i Kosovës, si dhe mbështetja ekonomike e morale.

Ai tha se pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit.

Postimi i tij: 

“Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën! Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale. Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së. Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës. Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit. Diaspora dhe Kosova janë NJË, të pandashme!”, ka shkruar Haradinaj.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img