Shkëmb Manaj, nënkryetar aktual i Komunës së Prishtinës, ka folur për mundësinë e rikthimit të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Manaj ka thënë me bindje se Vjosa Osmani do të rikthehet në LDK dhe do të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
“Po tash edhe kohët e fundit kemi pasë komunikime dhe unë kam qenë pjesë e këtyre komunikimeve me zonjën Osmani drejtëpërdrejtë dhe e di se si i kemi zhvilluar ato komunikime dhe jam i bindur që ky përbashkim do të ndodhë dhe do të ndodhë jo vetëm për të fuqizuar LDK-në, por duke fuqizuar LDK-në është në interes që të fuqizohen institucionet e Kosovës dhe shteti i Kosovës”, ka deklaruar Manaj.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







