Nxënësit e mësimdhënësve Prek Memaj dhe Ilirjana Memaj kanë shënuar suksese të mëdha në garat ndërkombëtare të mbajtura në Kumanovë.
Shumë nxënës që performuan nga Studio e Baletit “Passe”, dolën me çmime pas këtyre garave, duke zënë vendet e para.
Në kategorinë “Classical Ballet Solo Children”, vendin e parë e mori Doa Hoti mori, ndërsa të dytin Aneta Tahiraj, kurse vendin e pestë e arriti Arrita Marku.
Ndërsa në kategorinë “Open Solo Children”, nxënësi Eni Kaja arriti që të zë vendin e dytë.
Më poshtë njoftimi i plotë dhe të gjitha çmimet e fituara nga nxënësit:
Me shumë krenari ndajmë këtë arritje të merituar, si rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe talentit të fëmijëve tanë. Urime për secilin nxënës që na bëri krenar me paraqitjen dhe suksesin e tyre. ✨🏆
Kategoria Classical Ballet Solo Children
Doa Hoti vendi I
Aneta Tahiraj vendi II
Arrita Marku vendi V
Kategoria Open Solo Children
Eni Kaja vendi II
Kategoria Contemporary Solo Children
Anila Ahmeti vendi IV
Paona Dashi vendi V
Kategoria Classical Ballet Trio
Ema Gerqari,Troja Oseku,Doa Hoti vendi III
Kategoria Classical Ballet Duo
Tarjona Kashnjeti,Anila Ahmeti vendi I
Aneta Tahiraj,Morea Delija vendi II
Kategoria Classical Ballet Solo Junior
Tarjona Kashnjeti vendi IV
Morea Delija vendi VII

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







