Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nënkryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj ka folur për situatën aktuale në vend dhe ngërçin politik.
I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Manaj ka lënë fajtore partinë në pushtet për çështjen e presidentit, duke thënë se i takon partisë së parë përgjegjësia që të konsituojë institucionet e vendit.
“Unë mendoj që përgjegjësia kryesore që jemi në këtë krizë institucionale është për shkak të sjelljes së partisë së parë. Është për shkak të sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit Kurti sepse i takon partisë së parë që të jetë bartëse e themelimit dhe konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ne kemi tashmë një histori gati 25-vjeçare të themelimit të institucioneve të Republikës që nga viti 2001 kur janë mbajtur zgjedhjet e para nacionale, dhe ju e dini fare mirë atëherë edhe pse LDK-ja i kishte fituar 50% të zgjedhjeve kryeministri ka qenë i një subjekti tjetër politik dhe shumica e qeverisë së Republikës së Kosovës atëherë me 12 ministri, 8 ministri i kanë takuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa Lidhjes Demokratike të Kosovës vetëm katër ministri dhe Presidentin, por kjo ka gjenë përgjegjësia institucionale e presidentit Rugova dhe e LDK-së që t’i themelojë institucionet, prandaj i takojë partisë së parë që të jetë më e hapur sepse nuk mund të kërkosh bashkëpunim dhe partneritet nga subjektet tjera politike të përfaqësuara në parlament, ndërsa të pretendosh që t’i udhëheqësh krejt institucionet vet”, ka deklaruar Manaj.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







