spot_img
HomeLajmeA do të rikthehet Vjosa Osmani në LDK? Deklarohet...

A do të rikthehet Vjosa Osmani në LDK? Deklarohet Shkëmb Manaj

spot_img

Shkëmb Manaj, nënkryetar aktual i Komunës së Prishtinës, ka folur për mundësinë e rikthimit të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Manaj ka thënë me bindje se Vjosa Osmani do të rikthehet në LDK dhe do të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë mendoj që po, ajo do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të jetë pjesë fillimisht e listës së LDK-së edhe pse në bazë të proceseve se si po ecin, unë mendoj që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja dhe në këto zgjedhje unë jam i bindur që zonja Osmani do të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe unë mendoj që do ta kemi një listë që do t’i bashkojë të gjithë faktorët e lidhjes demokratike të Kosovës, do të ketë një unifikim të gjerë duke përfshirë edhe vet zonjën Osmani dhe mendoj që në këto zgjedhje LDK do të dalë mirë, jo vetëm për shkak të përbashkimit, por jam i bindur që qytetarët e Republikës së Kosovës do t’i vlerësojnë këto procese politike dhe tashmë besoj që ata janë të bindur që pengues të mos-konstituimit dhe intitucioneve të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje” u shpreh Manaj.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img