Dukagjini dhe Ferizaj kanë arritur të kualifikohen në finale të Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore edhe në duelin kthyes ndaj Ballkanit në Klinë, duke e mposhtur me rezultat 3-2 dhe kualifikuar në finale me rezultat të përgjithshëm 6-2.
Ndërkohë, Ferizajt i ka mjaftuar një barazim në duelin e dytë në Ferizaj për të prekur finalen e Kupës.
Skuadra e Ferizajt dhe Llapit luajtën me barazim pa gola sot, ndërsa Ferizaj u kualifikua në finale falë rezultatit të ndeshjes së parë ku ferizajasit triumfuan në Podujevë me rezultat 2-1.

Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







