spot_img
HomeSportFutbollGjysmëfinalet kthyese të Kupës së Kosovës, sot zbulohen dy...

Gjysmëfinalet kthyese të Kupës së Kosovës, sot zbulohen dy finalistët e garës

spot_img

Sot do të zhvillohen duelet kthyese të Kupës së Kosovës në futboll.

Dukagjini do të mirëpresë Ballkanin në Klinë, me fillim nga ora 15:00.

Skuadra nga Klina ka avantazhin e tre golave nga ndeshja e parë, pasi triumfoi në Suharekë me rezultat 3-0, duke bërë kështu një hap të madh drejt kalimit në finale sot.

Dueli tjetër është ai mes Ferizajt dhe Llapit, që po ashtu zhvillohet nga ora 15:00 në Stadiumin e Qytetit në Ferizaj.

Ferizaj ka avantazhin e duelit të parë pasi fitoi 2-1 në Podujevë dhe do t’i mjaftonte sot edhe një barazim për të prekur finalen.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img