spot_img
HomeArtTeatri Kombëtar vjen në Suharekë me një shfaqje komedi,...

Teatri Kombëtar vjen në Suharekë me një shfaqje komedi, protagonistë Butrint Lumi, Ard Islami e Ylber Bardhi

spot_img

Teatri Kombëtar i Kosovës do të vijë në Suharekë me një shfaqje komedi që do të mbahet javën e ardhshme. 

Komedia ‘ART’ vjen nga Yasmina Reza me regji të Bashkim Ramadanit, ku performues do të jenë Butrint Lumi, Ard Islami e Ylber Bardhi.

Sipas një njoftimi, shfaqja do të trajtojë me humor “miqësinë, egon dhe kufijtë e artit”.

Shfaqja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, më 27 prill, e hënë, nga 20:00.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img