spot_img
HomeLajmeE rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një gruaje...

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Klinë, familjarët e kishin deklaruar të zhdukur një ditë më parë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një grua është gjetur pa shenja jete. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi i cili tha se mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj ndërsa Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

“Në Stacionin Policor në Klinë, policët kanë qenë në kërkim të një personi që është lajmëru mbrëmë rreth orës 19:30 si person i zhdukur. Sot, rreth orës 13:15, gjatë kërkimit në lumin Bardh në fshatin Grabanicë, kanë hasur në një person që dyshohet se është pa shenja jete në lum. Në vendngjarje ka dal ekipa mjekësore, ku mjeku e ka konstatu vdekjen. Kanë dal edhe hetuesit kompetent edhe Prokurori i Shtetit, ky i fundit ka urdhëru që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Ende nuk kemi informacion ose konfirmim që ka të bëj me të njëjtin person që është raportuar dje si i zhdukur”, ka thënë Gashi.

/HisariOnline/ 

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img