Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur në diskutim një temë me të cilën qytetarët e Kosovës përballen çdo ditë. Sipas Tahirit, çmimet e produkteve bazike kanë shkuar në “hava”.
“Çfarë po ndodh kështu? Çdo ditë po shtrenjtohen çmimet e produkteve të përditshme, janë shkuar në hava. Si është e mundur që produktet bazike, si qumështi, produktet e qumështit, frutat dhe artikuj të tjerë ushqimorë, të kenë çmime më të larta se në Zvicër, Gjermani, Itali apo Francë?”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Sipas Tahirit, të lira kanë mbetur vetëm pagat.
“Në Kosovë, me këtë qeveri, duket se të vetmet gjëra të lira kanë mbetur pagat. Pesë vjet vetëm fjalë, përralla e premtime!”, përfundoi ai.
Statusi i plotë:
“Çfarë po ndodh kështu? Çdo ditë po shtrenjtohen çmimet e produkteve të përditshme, janë shkuar në hava.
Si është e mundur që produktet bazike, si qumështi, produktet e qumështit, frutat dhe artikuj të tjerë ushqimorë, të kenë çmime më të larta se në Zvicër, Gjermani, Itali apo Francë?
Në Kosovë, me këtë qeveri, duket se të vetmet gjëra të lira kanë mbetur pagat.
Pesë vjet vetëm fjalë, përralla e premtime!”
/HisariOnline/







