Sot do të zhvillohet dueli i fundit i çerekfinaleve të Play-Off në Superligën e Kosovës në Basketboll.
KB Golden Eagle Ylli dhe KB Peja do të zhvillojnë ndeshjen vendimtare në Suharekë, ku do të kuptohet gjysmëfinalisti i fundit dhe do të kompletohet katërshja e fundit.
Dueli përcaktues zhvillohet sonte mbrëma në “13 Qershori”, me fillim nga ora 19:30.
Skuadrat ndodhen me bilanc 1-1 të fitoreve, me secilën skuadër që fitoi ndeshjen në terrenin e saj.
Ndërsa, Golden Eagle Ylli ka tani avantazhin e terrenit në ndeshjen e tretë dhe vendimtare, pasi u rangua më lartë se pejanët në tabelë.
Fituesi i duelit të nesërm kualifikohet në gjysmëfinale dhe aty do të takohet me skuadrën e Trepçës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







