spot_img
HomeSportBasketbollGjithçka për t'u vendosur në Suharekë, Golden Eagle Ylli...

Gjithçka për t’u vendosur në Suharekë, Golden Eagle Ylli dhe Peja luajnë nesër për kualifikim në gjysmëfinale

spot_img

Nesër do të zhvillohet dueli i fundit i çerekfinaleve të Play-Off në Superligën e Kosovës në Basketboll.

KB Golden Eagle Ylli dhe KB Peja do të zhvillojnë ndeshjen vendimtare në Suharekë, për ta kuptuar gjysmëfinalistin e fundit të garës.

Dueli përcaktues zhvillohet nesër mbrëma në “13 Qershori”, me fillim nga ora 19:30.

Skuadrat ndodhen me bilanc 1-1 të fitoreve, me secilën skuadër që fitoi ndeshjen në terrenin e saj.

Ndërsa, Golden Eagle Ylli ka tani avantazhin e terrenit në ndeshjen e tretë dhe vendimtare, pasi u rangua më lartë se pejanët në tabelë.

Fituesi i duelit të nesërm kualifikohet në gjysmëfinale dhe aty do të takohet me skuadrën e Trepçës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img