spot_img
HomeLajmeKrizat intitucionale të vazhdueshme në vend, Hazrolli tregon rreziqet...

Krizat intitucionale të vazhdueshme në vend, Hazrolli tregon rreziqet në rrafshin e sigurisë

spot_img

Ish-komandanti i Brigadës 123 gjatë luftës në Kosovë, Gëzim Hazrolli, ka qenë mysafiri i radhës i ftuar te emisioni “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me Fadil Bytyçin. 

Hazrolli ka shpalosur rrëfime interesante si një ish-komandant lufte, ndërsa ka folur edhe për çështjet politike, me theks të veçantë te ngërçi intitucional aktualisht në vend.

“Mendoj që edhe shtetet që kanë një traditë të jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë po edhe të institucioneve në përgjithësi, nuk e kanë një lluks të tillë, Kosova nuk e ka fare. Unë mendoj që gjithë kjo kohë që na ka kalu pa stabilitet politik dhe pa institucione stabile është një kërcënim i hapur dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë akterët shtetërorë dhe jo-shtetërorë, që të instalojnë senzorët e vet për mundësinë e destabilizimit të Kosovës. Duhet të jemi syhapur, sepse siç e thashë, edhe shtetet që kanë traditë të vazhdueshme në demokraci ma të avancume kanë probleme me kriza të tilla, por fati jonë është që kemi institucione të sigurisë të ndërtume me integritet dhe me kualitet të kapaciteteve të testume deri tani dhe me një vlerësim prej aleatëve tonë, janë një garancë e jashtëzakonshme, por mbi të gjitha unë mendoj që ato institucione duhet të mirëmbahen, duhet të ndihmohen dhe të fuqizohen dita e ditës që nganjëherë faktikisht jemi duke harru një mundësi dhe nevojë të tillë që ata njerëz me uniformë duhet të gëzojnë mirëqenie dhe mbështetje dhe duhet mos të harrojmë që edhe ata kanë familje, duhet ta kenë një mirëqenie të nivelit të tillë që mund me të vërtetë të ndihen mirë në lëkurën e vet dhe të mos mendojnë për mirëqenien e familjeve të tyre por të jenë të koncentruar me gjithë qenien në shërbim ose në realizimin e detyrave që i kanë. Dhe mendoj që kjo është një situatë që nuk duhet ta harrojmë që edhe brenda natës mund ta kemi një stabilitet të tillë që të gjithë duhet të jemi të përqendrum në atë drejtim dhe jo të jemi të përqëndrum në problemet aktuale politike që dimë t’ia sjellim vetes që mendoj që mund të zgjidhen ose kanë zgjidhje…kemi praktika të mira deri tani që duhet të mësohemi dhe të ndërtojmë instititucionet tona dhe të ecim përpara”, ka deklaruar Hazrolli.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img