Gjeneral, Gëzim Hazrolli ka qenë i ftuar mysafiri i radhës në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me Fadil Bytyçin.
Hazrolli ka shpalosur detaje interesante gjatë kohës së luftës si një ish-komandant i Brigadës 123 atëkohë.
Ndërkohë, Hazrolli gjithashtu ka folur edhe për trajnimet që ka ndjekur ai personalisht dhe si ushtri në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.
“Ne kemi qenë me fat që kemi pasë partner shumë serioz, duke filluar prej ShBA-së, që e kemi edhe sot e asaj dite, po edhe shtetet e tjera, Britania, Gjermania, Kroacia, Turqia e shumë shtete tjera, dhe shtetit shqiptar ose ushtria shqiptare që na kanë ofru vende për të dërguar nënoficerët, oficerët tonë për shkollime ushtarake. Sot jemi me fat që kemi marrëveshje bilaterale me këto shtete që i përmenda dhe shtetet e tjera, deri në Jordani, që kemi mundësi të dërgojmë nënoficerë dhe oficerë tonë në shkollimet më prestigjioze siç është akademia mbretërore Santors në Britaninë e Madhe, Westpoint në ShBA, por mbi të gjitha këto janë akademi bazike për shkollimin e oficerëve të rinj por kemi faktikisht mundësi t’i dërgojmë gjitha nivelet e zhvillimit të karrierës edhe në ShBA dhe në ushtritë që i përmenda prestigjioze. Në këtë aspekt, edhe unë kam pasë fatin që të marrë pjesë në shumë shkollime dhe avancime të karrierës, duke fillu në qendrën Marshall në 2002 në Gjermani, që është një qendër amerikano-gjermane, atëherë kam qenë në shkollime në Britani të Madhe, në 2011 kam qenë në ShBA në shkollim në Kaliforni në shkollën e Marinës Amerikane, por kam ba edhe kolegjin mbretëror për studime të mbrojtjes që është niveli më i lartë i shkollimit strategjik për ushtarak dhe nivelet tjera në marrëdhënie ndërkombëtare. Ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme që të ndërtojmë një kulturë të planifikimit strategjik në shkollimet e tilla prestigjioze. Por pa dyshim edhe në vend kemi pasur shumë trajnime dhe avancime me KFOR-in dhe me shumë bashkëpunime të tjera”, u shpreh Hazrolli.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







