Gjeneral Gëzim Hazrolli, ish-komandant brigade i luftës ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Ndërsa ka rrëfyer shumë detaje nga koha e luftës si komandant i Brigadës 123 në Suharekë, Hazrolli ka folur edhe për futjen në politikë, ku së fundmi ishte kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Hazrolli është pyetur se sa të vështirë e ka pasur kalimin prej një karriere prej ushtaraku, në politikë.
“Të iu them të drejtë, ushtarakët shkollohen dhe përgatiten që të sfidohen edhe në momente të presionit të lartë, edhe në momente të papritura që duhet të mbijetojnë. Po, e kemi këtë kapacitet të tillë të aftësive, por të i them të drejtën kjo e politikës ka qenë diçka qe s’e kisha imagjinu. Diçka e paimagjinuar nga ana e ime që është një realitet i tillë, u sfidova me shumë të papritura, u sfidova me një ambient që nuk e kisha njohur më herët, por mbi të gjitha edhe me një situatë që iu futa politikës në një kohë jo të lehtë, në zgjedhje të jashtëzakonshme që kishim kohë të shkurtër dhe që nuk kisha kohë të edukohem dhe të veproj. Por mbi të gjitha duhet ta marrim në konsideratë që bazuar në ligjet aktuale në Kosovë, ushtarakët pensionohen faktikisht me moshë, unë jam pensionuar sipas ligjeve aktuale dhe me kërkesat e shumta që të vazhdoj shërbimin ndaj vendit, unë mora këtë veprim, një veprim siç e përmenda – jo të lehtë, por me shumë kënaqësi që të tentoj gjithë atë kapacitet që Kosova ka investu në mua për gjitha këto vite, këto 27 vite pas lufte, të tentoj të ia kthej, jam i gatshëm dhe do të tentoj të bëjë më të mirën edhe pse jemi në një situatë jo të lehtë politike në Kosovë, ku kërcënimet globale janë shumë të larta dhe edhe Kosova është e rrezikuar nga të gjitha këto kërcënime që vijnë nga rajone të ndryshme, dhe mendoj që ka impakt të jashtëzakonshëm edhe në sigurinë në Kosovë, sidomos lufta në Ukrainë dhe ajo që e shohim që Serbia e luan një dorë të zgjatur të Rusisë për destabilizimin e ballkanit, mbi të gjitha destabilizimin e Kosovës”, u shpreh Hazrolli.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







