Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademaj.
Në këtë seancë, që po mbahet sot në Prishtinë, pritet që palët të paraqesin fjalët përfundimtare.
Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë më 15 janar 2025 ndaj tre të akuzuarve, si dhe ndaj Tom Dodaj. Sipas aktakuzës, vrasja ishte planifikuar paraprakisht, ku dyshohet se bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, kishte organizuar gjithë skemën.
Në dokumentet e Prokurorisë thuhet se Murseli, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, kishte zhvilluar planin për eliminimin e bashkëshortes së tij. Ai fillimisht ia kishte shpalosur planin Kushtrim Kokallës, i cili në fillim kishte refuzuar, por më pas kishte ndërmjetësuar kontaktin me Granit Plavën.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







