spot_img
HomeLajmePranoi 2 mijë euro në lidhje me skema piramidale...

Pranoi 2 mijë euro në lidhje me skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, IPK arreston zyrtarin policor

spot_img

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor për veprën penale ‘’organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se zyrtari është arrestuar në flagrancë, dhe se i njëjti, dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale.

Komunikata:

IPK ARRESTON NJË ZYRTAR POLICOR PËR VEPRËN PENALE “ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM”

Me datën 16.04.2026, IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore-Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta, simulim i korrupsionit, ku është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor Shtërpcë, Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari Zyrtari Policor është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, neni 294, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img