spot_img
HomeEkonomiSigurohet financimi për parkun solar 100 MW në KEK

Sigurohet financimi për parkun solar 100 MW në KEK

spot_img

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se është siguruar financimi i plotë për ndërtimin e një parku solar me kapacitet minimum 100 MW në Korporatën Energjetike të Kosovës, pas ratifikimit të marrëveshjes së kredisë nga Kuvendi i Kosovës.

“Kemi siguruar financimin e plotë për parkun solar me kapacitet minimum 100 MW në KEK, me ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale” nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Projekti momentalisht është në fazën e marrjes së lejeve të nevojshme për ndërtim, ndërsa paralelisht është duke vijuar tenderimi i tij, përkatësisht faza e parakualifikimit. Planifikohet që deri në fund të vitit të nënshkruhet kontrata për ndërtimin, ndërsa puna të fillojë gjatë vitit tjetër, për të filluar gjenerimin e energjisë elektrike gjatë vitit 2028”, ka shkruar ajo në Facebook’.

Sipas saj, parku solar përveç që shënon një moment të rëndësishëm për sigurinë e furnizimit e pavarësinë energjetike të vendit, është edhe hap tejet i rëndësishëm për vetë KEK-un, e ardhmja e të cilit, bashkë me punëtorët e saj, e sigurt si ndërmarrje kyçe e energjisë, moderne e me burime të diversifikuara.

“I ndërtuar në një sipërfaqe aktualisht të pashfrytëzuar të deponisë së hirit në KEK, kapaciteti i instaluar prej së paku 100 MW, pritet të gjenerojë së paku 152 GWh për vit, duke kontribuuar në diversifikim e modernizim të KEK-ut dhe uljen e emetimeve te dioksidit të karbonit (CO2) prej së paku 140,000 tonë për vit. Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votuan PËR miratimin e kësaj marrëveshjeje, duke rikujtuar që secili miratim pa vonesa i marrëveshjeve ndërkombëtare ka ndikim pozitiv direkt në jetën e qytetarëve duke mundësuar zbatimin me kohë të projekteve të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë e vendit”, tha ajo.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img