spot_img
HomeLajmePse Suhareka ishte qyteti i vetëm i çliruar përpara...

Pse Suhareka ishte qyteti i vetëm i çliruar përpara ndërhyrjes së KFOR-it? Hazrolli jep detaje interesante

spot_img

Gjeneral Gëzim Hazrolli, ish-komandanti i Brigadës 123 ka shpalosur detaje interesante të ditës kur u çlirua komuna e Suharekës. 

Hazrolli tha se Suhareka ka qenë qyteti i vetëm që u çlirua edhe përpara ndërhyrjes së forcave të KFOR-it.

“Ka qenë një koordinim. Koordinim në nivel të shtabit të përgjithshëm që të jemi syçelë dhe të marrim të gjitha masat për mbrojtjen edhe të ushtarëve dhe të popullatës në veprimet luftarake të atyre ditëve, sepse ka qenë fundi i luftës dhe çdo dëmtim ka qenë një humbje shumë e madhe, por mbi të gjitha me komandant Drinin në atë kohë bëmë planifikmet e duhura që ai të lëvizë prej..isha në shtab në atë kohë Kravasari..të lëviz në Kabash, ku ishte batalioni i Brigadës 125 dhe në të njëjtën kohë ai faktikisht me trupat të organizojë trupat e njësive të UÇK-së dhe të futet në Prizren dhe ne të futemi në Suharekë. Për shkak të një ngjarje që ndodhi, ata e patën një rast në një pritë dhe atyre nuk iu shkoi atë ditë që të lëvizin për Prizren, unë mora veprimet e duhura dhe u futëm në Suharekë. Do të thotë ishte dita e 13 Qershorit që sot është edhe Dita e Çlirimit të Suharekës dhe për fat të mirë, po, ne morëm të gjitha veprimet që të mos lejojmë asnjë gjë të mos lëvizë prej Suharekës, ishte dita kur filluan edhe forcat gjermane, por edhe forcat kforit italian dhe disa të tjera filluan, ne veçse ishim në Suharekë, filluam ta kontrollojmë Suharekën dhe vendosëm të gjitha kapacitetet tona që të mos dëmtohet dikush prej popullatës…pra Suhareka është qyteti i vetëm i çliruar me luftë, ose më mirë me thënë qyteti që forcat e UÇK-së janë futur faktikisht përpara se të futet KFOR-i por mbi të gjitha të mos lejojnë që forcat serbe të mos bëjnë dëmtimet dhe shkatërrimet dhe vrasjet që kanë bërë në tërheqje e sipër”, deklaroi Hazrolli.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img