spot_img
HomeLajmeKurti takohet me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë në...

Kurti takohet me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë në Prishtinë

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim pune në Prishtinë me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dendias përmes një postimi në rrjetin “X”, ku ai ka shkruar shkurt se ka pasur “mëngjes pune me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë”, pa dhënë detaje të tjera për diskutimet.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se gjatë vizitës së tij në Kosovë, Dendias pritet të vizitojë edhe bazën e kontingjentit grek që shërben në kuadër të KFOR-it.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img