spot_img
HomeLajme"Mbi 46 ushtarë serbë të vdekur", Hazrolli komenton deklaratën...

“Mbi 46 ushtarë serbë të vdekur”, Hazrolli komenton deklaratën e Sheshel: Humbjet i kishin me dhjetëra më shumë se ne

spot_img

Gëzim Hazrolli, gjenerali dhe ish-komandanti i Brigadës 123, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.

Hazrolli ka rrëfyer shumë gjëra të kohë së luftës, si një ish-komandant brigade, duke folur për sfidat dhe vështirësitë që i kishin hasur gjatë asaj kohe.

Hazrolli është pyetur për një deklaratë të famëkeqit, Vojsllav Sheshel, i cili në Parlamentin e Serbisë pati deklaruar se mbi 46 ushtarë serbë kanë humbur jetën në ballafaqim me forcat e UÇK-së në Betejën e Semetishtit, ku e komandonte Hazrolli.

Hazrolli ka treguar se numri i ushtarëve serb të rënë ka qenë me dhjetëra më i madh sesa i pjesëtarëve të UÇK-së.

“Shesheli ka treguar për ditën e 29,30 marsit, ku për atë ditë ka thënë faktikisht që kemi pasur mbi 45 ushtarë humbje dhe në atë kohë, në komunikimet e kohës, ata kanë tregu ose kanë dyshu që kemi edhe mercenarë aty, unë kam pasë disa komandantë të vijave të nivelit komandues, edhe të komandant batalioneve që kanë folur gjuhën gjermane, dhe ne kohë pas kohe kemi komuniku në gjuhën gjermane dhe ata kanë mendu faktikisht që ka edhe luftëtarë të huaj dhe mercenarë aty, dhe kanë pasë një frikë të jashtëzakonshme, por faktikisht mund të themi që ata humbjet i kanë pasë me dhjetëra më shumë sesa që ne kemi humbur luftëtarë ato ditë”, u shpreh Hazrolli.

Më poshtë, intervista e plotë: 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img