Sot do zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale e “play-off” në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Yllit.
Dueli i dytë do të zhvillohet sonte në “Karagaçi”, me fillim nga ora 20:30.
Ndeshjen e parë triumfoi skuadra e Golden Eagle Yllit, e cila mposhti në Suharekë skuadrën pejane me rezultat 93-82.
Kjo ndeshje mund të përcaktojë edhe gjysmëfinalistin, pasi skuadra e cila arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.
Ndërsa Golden Eagle Ylli do të kërkojë sonte kalimin në gjysmëfinale, Peja në anën tjetër do të kërkojë barazinë e serisë, me ç’rast ndeshja do të zhvendosej sërish në Suharekë, për t’u përcaktuar skuadra që kalon tutje.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







