Ish-komandanti i Brigadës 123 gjatë luftës, gjenerali Gëzim Hazrolli ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me Fadil Bytyçin.
Hazrolli ndërsa ka folur për sfidat dhe vështirësitë e asaj kohe, ka përmendur edhe betejën e Semetishtit, duke e veçuar si njërën nga betejat më të njohura, e që sipas tij nuk është folur shumë për të deri tani.
“Beteja e Semetishtit është ndër betejat më të njohura, nuk është folur shumë deri tani me arsye të caktuara, por kemi argumente të bollshme që një ditë do të shkruhet me të gjitha detajet e saj. Është një betejë që ka zgjatë mbi 8 ditë, duke fillu me veprimet e armikut pas fillimit të sulmeve të NATO-s më 24 mars të 1999-ës, në vijën e parë domethënë para mes Sllapuzhanit dhe Peçanit, deri te pjesa e grabit të Studençanit, dhe me një goditje shumë të fortë që kemi pasë vitin e parë, është dashtë të tërhiqemi në pjesën pas Peçanit ose mbi Peçan, te arrat e Peçanit që quhet, por edhe aty e kemi pasë një goditje të madhe prej pjesëve të Sllapuzhanit, pjesëve të tjera të Suharekës..dhe na është dashtë me disa ramje të disa bashkëluftëtarëve tonë në atë pjesë, kemi ba një veprim faktikisht të kalimit në vijën e tretë që ka qenë e përgatitun shumë më herët që ka qenë te Semetishti, ku është lidhë vija, aty ka qenë mesi me grabin e Studençanit dhe Gallushës, domethënë ka qenë një vijë e tërë, mbi 10 kilometra, vijë frontale që është qëndru për 6 ditë, 6 ditë pa lëvizur fare asnjë pjesë. Dhe unë jam shumë i sigurt që në atë pozicion, po mos të kishim faktikisht rrezikun nga mbrapa, nga brigadat e tjera, ne do të qëndronim të palëkmundur edhe me muaj të tërë aty, jam shumë i sigurt me vullnetin dhe moralin që është arrit te bashkëluftëtarët. Thuhet në shumë tregime që është luftu dhe këndu, me të vërtetë aty është këndu, tërë ditën pa ndalë, dhe ka raste ku mund të përshkruaj me pozita të sakta, dhe që janë bashkëluftëtarë të gjallë, pasi është luftu deri në 6 metra, saktësisht deri në 6 metra është luftu për orë të tëra, derisa kemi shkatërru gjithë arsenalin e forcave serbe”, deklaroi Hazrolli.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







