spot_img
HomeLajmeKurti priti përfaqësuesen e NATO-s: FSK është duke u...

Kurti priti përfaqësuesen e NATO-s: FSK është duke u përgatitur për Gaza

spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, të cilën e njoftoi për përgatitjen e FSK-së për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Kryeministri Kurti shprehu falënderime për angazhimin e NATO-së për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për rolin e rëndësishëm të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për Ministrinë e Mbrojtjes si organ kyç ndërlidhës dhe këshillues i aleancës veri-atlantike në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit, kryeministri Kurti foli për mundësitë që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ndjekin trajnime ushtarake edukuese dhe profesionale në institucionet e NATO-s. E po ashtu, Kurti foli edhe për rritjen e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me standardet e aleancës veri-atlantike.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese”, deklaroi Kurti, i cili përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit.

Ai theksoi se Kosova është e përcaktuar, angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO.

Drejtorja e NATO-s për Operacione, Hallengren, ndërkaq, e falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e ngushtë. Ndërsa, vlerësoi lartë vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gaza.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img