Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshjet e tjera çerekfinale të garës.
PSG do ta mirëpresë Liverpoolin në Francë, në një duelet tejet interesant.
Dy skuadrat u takuan edhe sezonin e kaluar në po këtë raund, ku pas dy ndeshjeve, PSG triumfoi ndaj Reds përmes penalltive.
Dueli tjetër interesant është edhe ai mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Dy skuadrat u përballën katër ditë më parë në La Liga, me katalanasit që triumfuan me rezultat 2-1 në Madrid.
Të dyja duelet fillojnë me orar të zakonshëm, nga ora 21:00.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







