Ish-asambleistja e komunës së Suharekës dhe deputetja e Kuvendit, Albana Bytyqi ka folur për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe ndryshimit në krye të partisë.
Bytyqi teksa ka folur për ndryshimet e mundshme, është pyetur nëse si AAK i frikësohet largimit të Ramush Haradinaj nga kreu i partisë, me kreun e deritashëm që veçse e ka konfirmuar tashmë që nuk do të jetë më në krye pas zgjedhjeve që do të mbahen në maj.
“Jo, asnjëherë, nuk besoj që kemi pasë ndonjë tronditje, kam besim te kreytari Ardian Gjini, kam besim shumë të madh, po e shoh angazhimin e tij që nuk ndalet dhe besoj që ka me arritë një rezultat…LDK dhe PDK që kanë bo atë ndryshim është pjesë e tyne, kanë mendu që është më e duhura, por Ardian Gjini është shumë i përgatitun për këtë pjesë, dhe asnjëherë nuk e kemi qitë në dyshim që nuk ka me pasë sukses”, deklaroi Bytyqi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







