spot_img
HomeLajmeBytyqi flet për besnikërinë ndaj Haradinajt: U 'bombardova' për...

Bytyqi flet për besnikërinë ndaj Haradinajt: U ‘bombardova’ për të votuar Osmanin presidente, por s’e bëra

spot_img

Albana Bytyqi, ish-asambleiste në komunën e Suharekës dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, ka folur për raportin e saj me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. 

Bytyqi ka thënë se gëzon një raport shumë të mirë me Haradinaj, duke thënë se është pikërisht ai arsyeja që ajo ndodhet në këtë parti.

Tutje, Bytyqi ka treguar edhe besnikërinë që ka pasur ndaj Haradinajt në 2020, kur kishte qëndruar përkrah tij në zgjedhjen e presidentit, përkundër se kishte marrë shumë telefonata që ta votonte presidenten Osmani.

“Unë prej se kam hy në politikë me kryetarin Haradinaj e kam pasur një raport shumë të mirë dhe vazhdoj ta kem. Ajo çka për mua është e rëndësishme sot është besimi ndaj kryetarit dhe kryetari që e ka besimin ndaj meje. Ndoshta unë jam sprovu në disa mënyra, ka pasë raste të ndryshme ku jam sprovu dhe gjithmonë i kam qëndru besnike kryetarit Haradinaj. Janë disa pjesë, psh ka qenë në vitin 2021 kur unë jam bombardu me telefonata të ndryshme për me shku me votu Presidenten, mirëpo i kam qëndru besnike dhe i kam thanë, jam ulë me kryetarin Haradinaj në tavolinë, unë jam me ty, nëse t’i mu m’thu me dalë me votu presidenten dal, përndryshe vazhdojmë bashkë, dhe gradualisht e kam pa që kryetari Haradinaj ka një respekt shumë të madh ndaj meje dhe vazhdoj edhe unë ta kem dhe arsyeja pse unë jam në Aleancë është pikërisht Ramush Haradinaj”, u shpreh Bytyqi.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img