spot_img
HomeLajmeRamadani: S'ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë...

Ramadani: S’ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës

spot_img

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës.

Sipas tij, Serbia njëjtë synon të shfrytëzojë çfarëdo rrethane të re në sigurinë globale për të dëmtuar e kërcënuar Kosovën.

Tutje, Ramadani deklaroi se askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Njëjtë, synon të shfrytëzojë çfarëdo rrethane të re në sigurinë globale për të dëmtuar e kërcënuar Kosovën.

Askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës.

Prandaj, është e domosdoshme që shumica shqiptare të ulet së pari brenda vetes e ta ndërtojë platformën e përbashkët. Njëkohësisht, të ri-vendos partneritetin me SHBA-në në siguri dhe mbrojtje në planifikime të avancuara si asnjëherë deri më tash!

Siguria e mbrojtja janë çështje urgjente për t’u bashkërenduar, veçanërisht në këtë kohëme shumë të panjohura për të ardhmen!

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img