Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ishte gruaja që vendosi fatin e zgjedhjeve nacionale pesë vite me parë.
Reshitaj, më 2020, si një deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, atë kohë vendosi të dalë kundër partisë së saj, duke votuar ndryshe prej pjesës tjetër të deputetëve nga ai subjekt.
Për të shmangur një palë zgjedhje të reja, që konsistonin në kohën e pandemisë, Albena Reshitaj vendosi për votën “pro” për presidenten Vjosa Osmani.
Reshitaj ka deklaruar se ky nuk kishte qenë një vendim aspak i lehtë për t’u marrë, por se ndihet krenare me qëndrimin e asaj dite.
Dhe jo vetëm që u evituan zgjedhjet nacionale, por me votën “pro” të Reshitajt atë ditë u evitua edhe varësia në Listën Serbe, për zgjedhjen e presidentit.
5 vjet më vonë, ajo ende qëndron prapa të njëjtit vendim.
“Një veprim aspak i lehtë asokohe, por krenare me vendimin për të votuar atë ditë, që vendi të mos varej nga Lista Serbe dhe të mos shkohej sërish në zgjedhje” ka shkruar Reshitaj.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







