Ballkani ka arritur një fitore të madhe në sekondat e fundit të ndeshjes, duke e mposhtur Dukagjinin në Suharekë.
Portokallinjtë kanë triumfuar me rezultat 2-1, duke marrë kështu tre pikë tejet të vlefshme në luftën për titull.
Vendasit morën avantazhin fillestar me anë të Almir Kryeziut i cili realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 53-të, ndërsa mysafirët barazuan shifrat në minutën e 81-të përmes Albion Pllanës.
Kur të gjithë menduan se ndeshja po përfundonte me barazim, në skenë doli Bleart Tolaj, i cili realizoi në minutën e 96-të, duke shënuar një gol fitues që pati vlerën e tre pikëve.
Me këtë fitore, Ballkani tani rimerr pozitën e parë në tabelë me 48 pikë, po aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë, me një ndeshje më pak të zhvilluar,
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







