spot_img
HomeLajmePlanet për të ardhmen, a po e mendon largimin...

Planet për të ardhmen, a po e mendon largimin nga politika Albana Bytyqi?

spot_img

Deputetja e zgjedhur e legjislaturës së 10-të në Kuvendin e Kosovës, Albana Bytyqi ka folur për planet e së ardhmes dhe për atë nëse po e mendon largimin nga politika.

Bytyqi ka mohuar që aktualisht të mendojë largimin nga politika, pasi që sipas saj duhet ende punë për t’u bërë e shumë ligje për t’u miratuar.

“Plane kemi normal, mirëpo ndoshta mendoj që është herët pak për politikë me e lënë, sepse kemi ende shumë punë për të bërë, shumë ligje kemi nevojë me i miratu, ka nevojë Suhareka për njerëz të cilët e ngrisin zërin për qytetin tonë. Unë kam qenë në komisione të ndryshme por jam mundu që pjesa e qytetarëve të cilët me të vërtetë kanë nevojë me ngrit zanin, unë edhe e kam ngrit zanin për ligjin për personat me nevoja të veçanta, që është një ligj shumë i veçantë, mirëpo ka nevojë për një plotësim ndryshim të ligjit. Ka nevojë për personat me autizëm me u nda kategoritë dhe ka shumë pjesë të tjera për të cilat vendi ka nevojë. Por, po, një ditë pse jo, pse mos me iu dhënë hapësirë politikanëve të rinj, të rejave me u kyçë në politikë sepse nuk mendoj që është një kohë ku ti nuk duhesh me e lëshu asnjëherë vendin tënd dhe një i ri apo një e re derisa të largohet “Albana” mos me mujt me hy në parlament najherë, jo, është një kohë kur ti e sheh veten që ke dhënë kontributin e mjaftueshëm dhe të rejat motivohen që na u lëshu vendi kadal dale me hy në gjeneratat e reja, ka nevojë shumë vendi i jonë për gjeneratat e reja sepse janë shumë të përgatitura, dhe kadal dale i vjen fundi edhe kësaj”, u shpreh Bytyqi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img