Deputetja e Kuvendit, Albana Bytyqi i ka dhënë merita vetes për vendimin që Suhareka të bëhet me stadium të ri, sipas standardeve të UEFA-s.
Bytyqi, e ftuar në “Fjala dhe Faktet”, u shpreh se ajo ngriti zërin e saj disa herë për këtë çështje, duke shtuar se pati ballafaqime me ministrin Çeku për këtë.
“Ka shumë sfida tjera por kisha dashtë me e përmend edhe këtë pjesën ku sot e kemi dhe është tu punu për stadiumin e Suharekës dhe unë kam qenë ndër zërat më të fuqishëm për të sjellur një stadium të ri në komunën tonë për shkak që e dimë se kemi qenë kampion tri herë dhe sporti vërtet është tu u promovu shumë në Suharekë dhe e kam ngrit zanin shumë herë në parlament, kam ba pyetje parlamentare, jam ballafaqu disa herë me ministrin që ta kemi një stadium tonin, dhe falë kësaj, ngritjes së zërit e kemi një vijë buxhetore për stadiumin e Suharekës”, u shpreh Bytyqi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







