Ish-asambleistja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albana Bytyqi ka folur për qeverisjen lokale të AAK-së dhe a i ka arritur objektivat e saj nga premtimet e bëra në fushatë.
Bytyqi përmendi mandatin e tretë të kryetarit Bali Muharremaj, duke thënë se kjo është një dëshmi që AAK-ja ka bërë punë të mëdha në Suharekë.
“Përderisa kryetari Bali Muharremaj e ka mandatin e tretë, unë mendoj që është bë mjaft punë e mirë dhe për këtë është vlerësu. Mirëpo a ka punë për t’u bërë, ka punë, a është vlerësu puna e tij, është vlerësu me votën e qytetarit. Tash në politikë fuqia jote është votë dhe qytetarët e kanë vlerësu që kryetari Muharremaj të vazhdojë edhe mandatin e tretë, por pse jo edhe të katërtin, kështu që e ka mundësinë që përderisa është duke vazhdu me këtë punë, unë mendoj që Bali Muharremaj ka me arritë edhe mandatin e katërt si kryetar komune”, u shpreh Bytyqi.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







