spot_img
HomeLajmeZRRE: Ishim të pranishëm për raportim, mbledhja dështoi në...

ZRRE: Ishim të pranishëm për raportim, mbledhja dështoi në mungesë kuorumi

spot_img

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka reaguar ndaj raportimeve të fundit në media lidhur me mosraportimin në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, duke i cilësuar ato si të pasakta.

Përmes një sqarimi, Bordi i ZRRE-së ka bërë të ditur se ka vepruar në përputhje të plotë me ftesën zyrtare të Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, duke konfirmuar pjesëmarrjen dhe duke qenë fizikisht i pranishëm në Kuvendin e Kosovës, i gatshëm për raportim.

Sipas ZRRE-së, mbledhja nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm nga ana e deputetëve.

Bordi ka shprehur keqardhje për raportimet, që sipas tyre kanë keqinformuar opinionin publik lidhur me prezencën dhe gatishmërinë e institucionit për raportim.

Në fund, ZRRE ka theksuar përkushtimin ndaj transparencës dhe komunikimit korrekt, duke u bërë thirrje mediave që të verifikojnë informacionet dhe të drejtohen tek ky institucion për sqarime zyrtare para publikimit të lajmeve.

Postimi i plotë:

Në lidhje me raportimet e fundit në media se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji nuk ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, sqarojmë opinionin publik se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji informon opinionin publik se, në përputhje të plotë me ftesën zyrtare të marrë nga Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, dje ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa sot ka qenë fizikisht i pranishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i gatshëm për të raportuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Megjithatë, mbledhja e Komisionit nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm.

Bordi i ZRRE-së shpreh keqardhje që disa raportime mediale kanë rezultuar të pasakta dhe kanë keqinformuar opinionin publik lidhur me mosprezencën dhe gatishmërinë e Bordit për raportim.
Duke qenë të përkushtuar ndaj transparencës së plotë dhe komunikimit korrekt me publikun, Bordi i ZRRE-së fton të gjitha mediat që, para publikimit të çfarëdo informacioni që lidhet me ZRRE-në, të verifikojnë burimet dhe të drejtohen pranë ZRrE-së për të siguruar informimim të saktë dhe zyrtar.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img