Java e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë sonte, ku do të jetë vetëm një ndeshje në program.
KB Bora dhe KB Golden Eagle Ylli do të hapin duelin e kësaj xhiro sonte në kryeqytet, me ndeshjen që zhvillohet nga ora 19:30.
Me dy xhiro pa përfunduar sezoni i rregullt, Bora tashmë ka siguruar pozitën e tretë teksa kanë arritur 14 fitore e 12 humbje, duke grumbulluar 40 pikë.
Golden Eagle Ylli ndërkohë ndan pozitën e katërt dhe pestë me Pejën, me nga 37 pikë secila dhe dy skuadrat do të luftojnë për vendin e katërt, në mënyrë që të sigurojnë epërsinë e terrenit vendas në çerekfinale. Suharekasit kanë 11 fitore e 15 disfata.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







