Deputetja dhe ish-asambleistja e komunës së Suharekës, Albana Bytyqi në një intervistë për emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ka folur për kontributin e saj në parlament, duke treguar se edhe çfarë amandamente ka rekomanduar në të mirë të Suharekës.
Bytyqi ka përmendur dy amandamente që i ka rekomanduar, por siç tha ajo, ato u refuzuan pikërisht nga deputetët e kësaj komune.
“Tash herën e fundit, unë i kam ba dy amandamente, një për shkollën fillore “7 marsi”, dhe dy e kam kërku edhe një çerdhe në komunën e Suharekës për shkak të nevojave, pjesëmarrjes së madhe të fëmijëve ku nuk ka hapësirë dhe i kam kërku, i kam përgatit dy amandamente. Ajo çfarë më ka bërë përshtypje mu dhe me të vërteta më ka ardhë edhe keq për deputetët të cilët janë nga komuna e Suharekës, ku vijnë lypin votë dhe nuk janë në gjendje me votu një amandament, pavarësisht se ne e dimë që pozita e ka numrin më të madh dhe kalojnë amandamentet, por ti si duputet i Suharekës nëse je i interesum me e zhvillu qytetin tonë, është dashtë të votohen pikërisht nga deputetët e Suharekës. Mirëpo, fatkeqësisht asnjë deputet i Suharekës nuk ma ka mbështet amandamentin. Unë edhe mandatin e kalum kur kam qenë 2021-2025, i kam thirrë deputetët, i kam kërku a po bëhemi bashkë ta çojmë një investim në Suharekë, po bëhemi sikur stadiumin që unë pata kërku, mirëpo më thonin që unë po e mbështes Bali Muharremaj. Jo, unë nuk e mbështes Muharremajn por i mbështes qytetarët e Suharekës dhe e shoh se çfarë është e nevojshme të investohet në Suharekë, ne jemi atje për me sjellë investime më të mdhaja, që të zhvillohet qyteti jonë dhe t’ia bëjmë më të lehtë qytetarëve tanë, por fatkeqësisht nuk po gjejmë mbështetje, nuk po gjejmë unifikim mes vete”, deklaroi Bytyqi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







