spot_img
HomeLajmeKonjufca takon ambasadorin Malaj, flasin për interesin e përbashkët...

Konjufca takon ambasadorin Malaj, flasin për interesin e përbashkët strategjik kombëtar

spot_img

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

MPJD-ja thotë se takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet vendeve, me fokus në interesin e përbashkët strategjik kombëtar.

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe të qëndrimeve të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, në funksion të interesave të përbashkëta”  thuhet në njoftim.

Malaj e ka ftuar zëvendëskryeministrin Konjufca të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, që organizohet çdo vit nga shteti shqiptar, që thuhet ta ketë marrë formën e një platforme që forcon lidhjet me diasporën dhe kontribuon në konsolidimin e veprimit të përbashkët në përmbushje të qëllimeve të përbashkëta kombëtare.

Republika e Kosovës e ka prioritet të vazhdueshëm thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë në funksion të avancimit të interesit tonë të përbashkët.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img