Deputetja e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur për raportet mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani.
Bytyqi, e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” ka shpjeguar arsyet e ftohjes së raportes së dyshes.
Sipas saj, te kjo ftohje erdhi pasi Osmani doli jashtë vijave që i dëshiron Kurti.
“Kryeministri Kurti gjithmonë e ka atë që e don një president që e ngon, një president që e pyet a me shku në Amerikë a në Francë dhe këtu Vjosa Osmani pak e ka anashkalu dhe kryeminstri Kurti nuk don me dalë kërkush mbi të, kështu që Vjosa Osmani ja mori pak anën zotri Kurti dhe krejt kjo është arsyeja pse Vjosa po ia merr mbështetjen dhe aty është përça Vjosa dhe Albini. Por mendoj që Vjosa Osmani ka qenë e njëanshme, ne e dimë shumë mirë, sidomos me deklaratën e fundit të cilën e dha Osmani që tha se zgjedhjet me 28 dhjetor i kam ba në favor të Kurtit dhe kjo është deklaratë publike, dhe ne po e dimë të gjithë që Vjosa Osmani ka shku në vija të zotri Kurtit. Tash, pse nuk e ka zgjedhë presidente ka qenë që ajo me të vërtetë e ka bë një politikë të jashtme të mirë që unë e vlerësoj, është femër dhe e përgëzoj për punën që e ka bërë, mirëpo zotri Kurtit nuk i ka pëlqyer kjo sepse Vjosa Osmani filloi të dalë mbi Kurtin dhe aty janë prish raportet”, u shpreh Bytyqi.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







