Ish-asambleistja e komunës së Suharekës dhe deputetja e Kuvendit, Albana Bytyqi ka folur situatën aktuale në vend, në kohën kur vendi ende nuk dihet nëse do të shkojë në zgjedhje apo do të ketë zgjidhje të presidentit.
E pyetur për akuzat e Kurtit ndaj opozitës për bllokim të vendit, pasi ai fitoi bindshëm votat, Bytyqi u shpreh se kjo përshtypje nuk është e drejtë.
Sipas saj, Kurti fitoi votat për kryeministër, por jo edhe për presidente.
“Nuk mendoj që është e drejtë sepse populli ia ka dhënë besimin për me bo qeverinë, për me zgjedhë kryeministrin, mirëpo populli nuk ia ka dhënë besimin me e zgjedhë edhe presidentin. Kështu që, kryeministri Kurti nuk i ka 80 vota, dhe gjithmonë edhe herave të tjera kur është zgjedhe presidenti, është bërë një marrëveshje politike paraprakisht, edhe tash kryeministri Kurti duhet të ulet në tavolinë, të bëjë një marrëveshje politike, të gjejë një kandidat konsensual dhe ta votojmë të gjithë partitë dhe për këtë arsye thashë se përgjegjësia bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk ka se si na fajëson vete sepse ai ka sot 56 deputetë, me minoritete i bjen 66 deputetë dhe ne e dimë shumë mirë, jo vetëm unë por cilindo qytetar që ta pyet, ai e din që përgjegjësia bie mbi të”, u shpreh Bytyqi në emisionin “Fjala dhe Faktet”.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







