spot_img
HomeLajmeKrasniqi: Mbledhjet inauguruese në komunat e Kosovës po zhvillohen...

Krasniqi: Mbledhjet inauguruese në komunat e Kosovës po zhvillohen në përputhje me Kushtetutën

spot_img

Ministri në detyrë i Administratës së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese të Kuvendeve Komunale në disa komuna të Kosovës, duke përfshirë edhe katër komunat veriore.

Sipas tij, procesi po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

“Jemi në fazën e konstituimit të Kuvendeve Komunale në mbarë Republikën e Kosovës. Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Shtime, Zubin Potok dhe Zveçan.

Gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kryetarëve të rinj u uroj një mandat të suksesshëm dhe u dëshiroj punë të mbarë”, ka shkruar Krasniqi.
/HisariOnline/
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img