spot_img
HomeLajmePDK lëshon sallën pasi VV s’pranoi që rezoluta të...

PDK lëshon sallën pasi VV s’pranoi që rezoluta të jetë pikë e parë e rendit të ditës

spot_img

Grupi Parlamentar i PDK-së ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u pranua kërkesa e tyre që draft-rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës dhe viktimave të luftës të vendoset si pikë e parë në rendin e ditës për votim.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila propozoi draft-rezolutën, kërkoi që ajo të trajtohet me prioritet, duke theksuar se Kuvendi nuk duhet ta anashkalojë një çështje të tillë.

Vetëvendosje kërkoi që draft-rezoluta të harmonizohet edhe me propozimet e tyre, ndërsa PDK insistoi që ajo të hidhet në votim menjëherë, duke theksuar se teksti ishte dorëzuar që të mërkurën dhe kishte pasur kohë të mjaftueshme për shqyrtim.

Meqë as pas konsultimeve mes shefave të grupeve parlamentare nuk u arrit kompromis, PDK vendosi ta tërheqë propozimin dhe të largohet nga salla e Kuvendit.

Në shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi, PDK vendosi të lëshojë sallën e Kuvendit.

Çitaku ka deklaruar se vetëm deputeti i PDK-së do të qëndrojë në seancë, Nait Hasani, për të folur në emër të PDK-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img