Ish-asambleistja e komunës së Suharekës dhe së fundmi deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka qenë e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” me Fadil Bytyçin te HisariOnline.
Bytyqi ka folur për çështje të ndryshme, veçanërisht për politikën dhe momentin se kur mori vendimin që të merrej me politikë.
“Unë para se të hyjë në politikë jam marrë me punë të tjera, ku kam punuar edhe në QKMF, kujdes shtëpiak dhe nga aty e kam pa që gratë duhet të merren më shumë me politikë, edhe pse ka shumë sfida. Terreni, ajo ka qenë ndoshta pjesa kryesore ku unë e kam marrë vendimin për me hy në politikë për shkak se kur shkoja në shtëpi të ndryshme dhe vizitoja të moshuarit ka pasur shumë gra të cilat kanë qenë shumë të zonja dhe e kam pa që ato gra nuk kanë ditur as kah me ia majt, pasi ato kanë pasur një motiv, kanë dashtë me u bo diçka, kanë dashtë me e hap një biznes të vetin mirëpo gjithmonë ma kanë cekë që nuk po dinë nga ma ia mbajtë, nuk po ka kush me na shty në këto procese. Ke pasë aftësime profesionale që kanë pasë gratë vullnet me e kry një kurs dhe shumë gjana të tjera dhe kjo ka qenë ndoshta nisja kryesore pse unë kam hy në politikë. Por sot e atëherë kur unë hyna në asamble komunale, kam dalë femra më e votuar në nivel vendi dhe sot tash e kemi në politikë, në asamblenë komunale prej vitit 2017-2021 e kemi pasë 45% të grave asambliste në Suharekë, krejt kjo ka qenë motiv ndoshta i jemi pse unë arrita, pavarësisht sfidave të cilat i kaluam, mirëpo kanë qenë shumë gra ndaj të cilave unë kam qenë motivuese dhe kanë arritë edhe ato të jenë në pozita shumë të mira”, u shpreh Bytyqi.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







