Deputetja e zgjedhur e zgjedhjeve të fundit nacionale të dhjetorit nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka qenë mysafirja e radhës e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Bytyqi ka rrëfyer shumë gjëra në emision, duke folur ndër të tjerash për futjen e saj në politikë.
Ajo ka treguar se kush ishte personi kryesor që e shtyri atë të merrej me politike, duke shtuar se të jesh një grua politikane është mjaft sfiduese.
“Të jesh një grua politikane me të vërtetë është shumë sfiduese mirëpo unë kam pas njerëz ndaj të cilëve kam pasur një mbështetje shumë të madhe dhe një motiv të cilin të hyjë në politikë duhet të marrësh shumë mendime dhe në fund ta marrësh atë vendimin vet, mirëpo motivi im kryesor ka qenë vjehrri im, kështu që e kam pasur si një lloj këshilltari që për çdo gjë që kam pasur nevojë me të vërtetë mu ka gjind afër dhe e falënderoj shumë për kontributin, për mbështetjen që ma ka dhënë gjithmonë. Prej atëherë që kam fillu në politikë, prej 2017 unë gjithmonë debatoj, diskutoj dhe në fund e marrim së bashku një vendim dhe vazhdojmë me politika dhe besoj që më ka ndihmu dhe po shihet sot rezultati”, u shpreh Bytyqi.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







