spot_img
HomeLajmeAmbasadori i ri gjerman viziton Veriun: Mbështesim Kosovën si...

Ambasadori i ri gjerman viziton Veriun: Mbështesim Kosovën si shtet multietnik dhe mezi presim të vazhdojmë bisedimet

spot_img

Ambasadori i ri i Gjermanisë, Rainer Rudolph ka vizituar Mitrovicën e Veriut, duke takuar personalitete dhe parë vende të ndryshme atje.

“Këtë javë, Ambasadori ynë kaloi një ditë të tërë në Mitrovicën e Veriut, duke u takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, kulturës dhe shtypit. Duke filluar me një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, Rainer Rudolph mësoi rreth sfidave politike dhe shoqërore me të cilat përballet Komuniteti”, njofton ambasada.

Ambasadori është njoftuar edhe me skenën kulturore duke qenë në Qendrën Acquarius dhe Shkollën Rock të Mitrovica.

“Ne e mbështesim Kosovën si një shtet shumëetnik dhe mezi presim të vazhdojmë bisedën”, vazhdon ambasada.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img