Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar orarin e fazës së Play-Off të sezonit 25-26.
Trepça dhe Bashkimi tashmë kanë garantuar pjesëmarrjen direkt në gjysmëfinale, duke siguruar vendin e parë dhe dytë me dy xhiro pa përfunduar sezoni, ndërsa katër nga gjashtë skuadrat e tjera do të mësojnë fatin e tyre në këto dy të fundit për të luajtur në çerekfinale.
Çerekfinalet e para do të nisin më 11 dhe 12 prill, ato të dytat potenciale më 15 dhe 16 prill dhe të tretat më 18 dhe 19 prill.
Ndërsa gjysmëfinalet e para do të nisin më 23 & 23 prill, kurse finalja e parë më 10 maj.
Më poshtë orari i plotë i play-off.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







