spot_img
HomeLajmePolicia paralajmëron masa të shtuara sigurie për ndeshjen Kosovë-Turqi,...

Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie për ndeshjen Kosovë-Turqi, do të ketë edhe bllokim të rrugëve

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se do të rrisë praninë e sigurisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet ndeshja finale e play-off-it për FIFA World Cup 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të kësaj ndeshjeje, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organizatorët e eventit.

Strukturat policore, së bashku me ekipet mbështetëse, angazhohen për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, si dhe për të lehtësuar qarkullimin në zonat përreth stadiumit”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia ka njoftuar se do të ketë bllokime të përkohshme të disa rrugëve.

“Me qëllim të lëvizjes së delegacioneve, lehtësimit në qarkullim dhe zhvillimit të ndeshjes, do të ketë bllokime të përkohshme të rrugëve: lokale dhe Nacionale si në vijim rrugët: Tring Ismajli, Agim Ramadani, Eqrem Çabej, Semaforat kryesore, Bulevardi Bill Clinton, Rrethi te Stacioni i Autobusëve, Rruga Hekurudhat, Rruga Tirana (drejt stadiumit), ndërsa gjatë Largimi nga stadiumi drejt aeroportit: Rruga Tirana, Arbëria, rr. Ahmet Krasniqi dhe Autostrada (drejt aeroportit)”, thuhet në njoftim.

Policia ka apeluar te qytetarët dhe tifozët që të respektojnë udhëzimet e personelit të sigurisë, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të arrijnë në stadium në kohë, për të garantuar një atmosferë të sigurt dhe festive gjatë këtij takimi futbollistik historik.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img