Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një shkollë fillore në Prizren, ku si pasojë e një përleshje mes dy të rinjve, njëri ka marrë lëndime të rënda pasi është therur me thikë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka dhënë detaje rreth këtij incidenti.
“Sot, më datën 05.12.2025, në orët e paradites është raportuar për një përleshje pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka bërë me dije se i lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave”.
/HisariOnline/







